Pas zgjedhjes drejtor të ‘militantit të VV-së’, LDK do ta bojkotojë RTK-në

Pas zgjedhjes drejtor të ‘militantit të VV-së’, LDK do ta bojkotojë RTK-në

22:19, 02/02/2023

Lumir Abdixhiku i LDK’së ka deklaruar se partia e tij së shpejti do ta bëjë publik bojkotin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

Ky vendim i LDK’së, që Abdixhiku tha se e ka diskutuar me deputetë e do ta diskutojë edhe me kryesinë, vjen pasi një militant i VV’së u zgjodh drejtor i kanaleve shqip në televizionin publik.

“Kjo është kapje klasike. Kemi një militant partiak, ideologjikisht i ngarkum, që vendoset në krye të kanaleve shqipe dhe nuk flet askush prej njerëzve të zëshëm të kësaj shoqërie”, tha Abdixhiku në T7.

“Tani ta them publikisht këtu, ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë si sjellje normale. Ne kemi diskutuar me deputetë dje, do ta diskutoj edhe me kryesinë dhe LDK’ja do ta bëjë publike edhe bojkotin e plotë ndaj RTK’së. Do t’ia lëmë televizionin publik pushtetit”, tha ai.

Abdixhiku u ka bërë thirrje edhe partive të tjera e akterëve të shoqërisë që ta bojkojnë RTK’në deri të tërhiqet vendimi.

Ai tha se kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë.

Dhe do t’i shkruaj secilit ambassador në Kosovë e seciles organizatë ndërkombëtare që po shkruan në Kosovë që ky është televizion i pushtetit, dhe më pas le të flasin për demokraci. I ftoj partitë tjera, akterët e shoqërisë civile, intelektualët e vendit të bëjnë një bojkot të tillë. Është e pashëndetshme për demokracinë”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco