Abdixhiku 'godet' Kurtin: Sot bëri ndryshim radikal në qëndrimin e tij për Asociacionin

Abdixhiku 'godet' Kurtin: Sot bëri ndryshim radikal në qëndrimin e tij për Asociacionin

21:20, 02/02/2023

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti bëri një ndryshim radikal të qëndrimit ndaj themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abdixhiku tha se për dhjetë vite të aktivitetit politik të Kurtit, s’e ka ndryshuar qëndrimin për Asociacionin. Mirëpo, sipas tij, kjo ndryshoi sot kur Kurti listoi disa kushte.

“Qytetarët e Kosovës sot patën mundësinë të shohin një ndryshim radikal të qëndrimit të kryeministrit Kurti. Po them radikal, sepse në dhjetë vitet e aktivitetit të tij politik, një gjë ka qenë konstante, refuzimi kategorik i Asociacionit, me ose pa kompetenca ekzekutive, të çfarëdollojshme, me interpretim kushtetues ose pa të”, tha ai në T7.

“Pra, çështja më s’është në Kosovë se a duhet bërë Asociacion apo jo, por çështja është kur edhe si. Dhe kam përshtypjen se ky deklarim e zuri në befasi edhe shumicën”, tha tutje Abdixhiku.

Lideri opozitar tha se Kurti tash duhet ta arsyetojë qëndrimin e tij përballë qytetarëve të Kosovës.

“Unë nuk e gjykoj ardhjen në këtë pikë, por them se duhet ta vëmë në theks këtë ndryshim radikal të qëndrimit të tij dhe më pas është punë e tij se si e arsyeton këtë qëndrim përballë ndjekësve të tij të cilët i ka trajtuar në vazhdimësi me frikën e Asociacionit. Pra, ne sot kemi një qëndrim të kryeministrit Kurti që pajtohet me themelimin e Asociacionit, por me disa kushte”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco