Ambasadori Zemaj zhvillon një takim të frytshëm me ambasadorin e ri të Italisë në NATO

Ambasadori Zemaj zhvillon një takim të frytshëm me ambasadorin e ri të Italisë në NATO

10:49, 02/02/2023

Ambasadori i Kosovës në selinë e NATO-së, Astrit Zemaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e ri të Italisë në Selinë e NATO-së, Marco Peronaci.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka treguar mirënjohje të veçantë për raportet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Sot isha i nderuar me pritjen e përzemërt dhe takimin e frytshëm në Perfaqësinë e Përhershme të Italisë në NATO me Ambasadorin e ri dhe mikun e vjetër, z. Marco Peronaci.Është kënaqësi që së bashku me Ambasadorin Peronaci të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kishim edhe nga pozitat paraprake në Bashkimin Evropian.Mirënjohje e veçantë dhe të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të shkelqyera mes vendeve tona, për paqën, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

 

PROMOTED CONT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco