DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

07:07, 01/02/2023

Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë raportimet në media se SHBA-ja ka kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës derisa Kosova të mos ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Euronews Srbija” ka raportuar, se ministritë e jashtme të disa vendeve të Evropës, anëtarë të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasada e SHBA-së në të cilën thuhet se Washingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Po ashtu thuhet se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të mos vendoset në rend dite, derisa Kosova të ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociaconin e komunave me shumicë serbe.

Departamenti i Shtetit në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se qëndrimi amerikan është i qartë.

“Siç theksuan në tekstin e përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe zëvendësnndihmës sekretarit të shtetit Gabriel Escobar – tash është momenti për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.
Chollet dhe Escobar thanë se janë kundër krijimit të çdo entiteti që do t’i ngjante Republika Srpskan.

Po ashtu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar tha se “Asociacioni do të formohet me apo pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco