Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka ironizuar me shkuarjen e shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, në takimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ku do të diskutohet për Asociacionit.
Ajo ka pyetur se cili nga “luanët” ka shkuar në këtë takim për ta përfaqësuar Qeverinë Kurti.
Në takimin e Ambasadës së SHBA-së, që ka filluar në ora 10:00, po marrin pjesë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë. Përveç zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, aty po merr pjesë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi.
© SYRI.net