Përfundojnë procedurat e Arbitrazhit në tri raste ndaj Kosovës, priten vendimet

Përfundojnë procedurat e Arbitrazhit në tri raste ndaj Kosovës, priten vendimet

10:17, 20/12/2022

Avokatura Shtetërore e Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar procedurat e Tribunalit të Arbitrazhit Ndërkombëtar në tri konteste të ndryshme, përfshirë lëndën e madhe të Fox Marble Holdings, kompanisë britanike që sfidoi shtetin për 195 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës avokatja e përgjithshme e shtetit, Fitore Gajtani.

Gajtani ka thënë se procedurat në të tri rastet e mbetura të shtetit në Arbitrazhin Ndërkombëtar tashmë kanë përfunduar. Ka thënë se në një periudhë afatshkurtër priten të shpallen vendimet.

“Në arbitrazhin ndërkombëtar avokatura shtetërore në përgjithësi i ka gjashtë raste, ku 6 prej tyre tri i kemi fituar. Ndërsa në proces i kemi edhe 3 lënë të tjera për të cilat janë mbajtur seancat, vetëm se presim vendimet nga tribunali i arbitrazhit ndërkombëtar”, ka thënë ajo për RTK-në.

Në këto tri raste, sipas raportimeve në të kaluarën, përfshihen rasti i kompanisë britanike minierave dhe mineraleve, Fox Marble Holdings, e cila tre vite më parë paditi shtetin me kërkesë për të përfituar 195 milionë euro dëmshpërblim.

Disa vite më parë, Fox Marble Holdings ka pasur një kontest mbi guroren e Malishevës me dy kompanitë kosovare “Green Power Shpk” dhe “Scope Shpk”, dhe ka nisur procedurat kundër Kosovës në Arbitrazh si rezultat i dështimit të shtetit për të mbrojtur të drejtat e Fox Marble mbi guroren e Malishevës.

Chris Gilbert, drejtori i kompanisë “Fox Marble” për Kosovë, kishte thënë se pavarësisht vullnetit të kompanisë për të pasur partneritet me shtetin, sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka zbatuar ligjet në fuqi në raport me kompaninë të cilën ai e drejton.

Ndërkaq, një kontest tjetër i shtetit në Arbitrazh, është ai me kompaninë e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, tash deputetit Behgjet Pacolli.

Qeveria e Kosovës dhe firma “Mabetex-Mabco Construction”, në pronësi të biznesmenit Pacolli, ndodhen tash e një vit në një kontest ligjor në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

“MABCO Construction”, e paditi vitin e kaluar Ministrinë e Drejtësisë lidhur me anulimin e privatizimit të Hotelit Grand, të cilin kompania e Pacollit e kishte përvetësuar më 2007.

Kompania e Pacollit kërkon gjashtë milionë euro të cilat pretendon se iu rrëmbyen jashtëligjshëm nga shteti, raporton Paparaci.

Gjatë këtij viti, Avokatura Shtetërore fitoi tri raste ndaj operatorëve privatë në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Ndryshe, në nëntor të këtij viti Kosova ka fituar rastin ndaj “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi kjo e fundit kishte paditur shtetin për marrje të licencës.

Kosova ka fituar rastin edhe ndaj ish deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Selmani e kishte dërguar shtetin në arbitrazh, lidhur me pronën e “Auto Prishtina” dhe “Hotel Victory”, të cilën e kishte mbajtur të uzurpuar për disa vite me radhë.

Ndërkohë, që “Telekomi i Kosovës” është obliguar që t’ia paguajë mbi 11 milionë euro kompanisë “Z-Mobile” pasi ka humbur edhe një rast kundër kompanisë “Dardafon.net L.L.C” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco