Paraqiti dokumentet e falsifikuara në aeroportin e Prishtinës, Policia jep detaje

Paraqiti dokumentet e falsifikuara në aeroportin e Prishtinës, Policia jep detaje

10:04, 20/12/2022

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara.

I dyshuari mashkull ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë-shoferin italian që dyshohet se janë të falsifikuara.

Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzanim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“ANP Adem Jashari 19.12.2022 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka prezentuar letërnjoftim dhe patentë shofer Italiane të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco