Shtatë komisione parlamentare mblidhen sot

Shtatë komisione parlamentare mblidhen sot

07:56, 20/12/2022
Në ambinetet e Kuvendit të Kosovësa gjatë ditës së sotme do të mblidhen disa komibisone parlamentare.
 
Bëht fjalë për mbledhjen e Komisionit Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, sot bën konstituimin dhe ka diskutim lidhur me planin veprimit të Komisionit.
 
Kurse në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me nivelin e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike.
 
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar: U.D Drejtori i Thesarit Nysret Koca dhe bën shqyrtimin e propozim rekomandimeve për MASHTI-në.
 
Ndërkaq Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
 
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të bëj shqyrtimin e Planeve të Përformancës për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; AKRK; ARKEP; ARRU; KPMM; ZRRE);
 
Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë takim i anëtarëve të Komisionit me përfaqësuesit e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të organizatës HANDIKOS, do të ketë diskutim në Komision lidhur me kërkesën / peticionin e pesë grave-zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor nga ky Autoritet. Për këtë i ftuar është Liburn Aliu – ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton Nacionale.
 
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin Nr. për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe bën shqyrtimin e Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco