Veriu që gati 2 javë i bllokuar, Kurti tha se nuk “do t’i tolerojnë gjatë barrikadat” – KFOR ka kërkuar kohë

Veriu që gati 2 javë i bllokuar, Kurti tha se nuk “do t’i tolerojnë gjatë barrikadat” – KFOR ka kërkuar kohë

07:40, 20/12/2022

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, grupe qytetarësh kanë bllokuar rrugët kryesore qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb. Barrikadat janë ngritur në rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Teksa veriu vazhdon të jetë i bllokuar, dje për këtë çështje është deklaruar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Sipas tij, nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Lidhur me kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it, Kurti tha se një kërkesë e tillë shpreh pafuqinë e tyre.

Lidhur me kërkesën e Serbisë për t’i kthyer disa trupa të ushtrisë në Kosovë, shefi i ekzekutivit tha se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë”.

“Ata e kanë bërë një kërkesë KFOR-it me sa di, tash natyrisht ajo është një kërkesë jo reale e cila flet më shumë për ata sesa për vendin tonë, kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serb në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet. Me këto kërkesa ata po na e tregojnë neve që e dimë mirë se kush janë, se kush janë edhe për ata që kanë pas dilema se ata kush janë. Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, tha Kurt
.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco