Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, sot viziton Kosovën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias, sot viziton Kosovën

07:14, 20/12/2022

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të vizitojë Republikën e Kosovës. Kështu njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa bën të ditur se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, do ta pres atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”.

Kryediplomati grek të hënën qëndroi në vizitë zyrtare në Beograd ku u prit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Po ashtu dje Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor, më parë pata një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, më të cilën fola mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar kryediplomati grek në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco