Haxhiu: Ramën e njoh shumë mirë, kujdeset mos t'i dalin sekretet! Dëshironte kontrollin e SPAK-ut

22:11, 19/12/2022

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv u pyet nga Çim Peka se sa i afërt është me kryeministrin Edi Rama. Haxhiu tha se Edi Ramën e njeh shumë mirë ndërsa shtoi se ai kishte dëshirë për të pasur kontroll mbi SPAK-un.

Çim Peka: Sa afër Edi Ramës jeni?

Baton Haxhiu: Rama është prej njerëzve që më dëgjon por nuk debaton në tavolinë. Ai është prej atyre që nuk të jep përgjigje aty për aty. Kujdeset që mos t'i dalin sekretet. Rama jep zemrën. Bën politikën e njeriut dhe e ka profesion që krijoi ideologji. Ndër shqiptarët që jetojnë në Tiranë, e njoh më së miri.

Duke u ndalur tek përplasjet Rama-Kim për kreun e ri të SPAK, Haxhiu tha se çdokush që është në pushtet ka dëshirë që së paku nëse jo nën kontroll, ta ketë në mbikëqyrje institucionin e drejtësisë.

Haxhiu: Institucioni i drejtësisë krejt i pavarur i bën të vështira veprimet politike. Një institucion i pavarur gjithashtu është balancues i demokracisë. Dëshira e Edi Ramës ka qenë që së paku t’i njohë njerëzit që janë në SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco