Zhvillimet e fundit, Osmani takohet me komandantin e KFOR-it

Zhvillimet e fundit, Osmani takohet me komandantin e KFOR-it

21:48, 19/12/2022

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Të dy biseduan për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.

Detaje tjera nga ky takim nuk janë dhënë.

Kujtojmë që në veri të vendit serbët kanë vendosur barrikada, ku tashmë pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Barrikadat u vendosën si shenjë proteste për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco