Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë: As 1% e shqiptarëve të Kosovës s'kanë luftuar kundër Serbisë

21:40, 19/12/2022

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live', bëri një deklaratë të fortë kur tha se as 1 për qind e popullit të Kosovës ka luftuar kundër Serbisë.

Baton Haxhiu u shpreh se shumica kanë dezertuar dhe kanë shkuar drejt Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

"Kam qenë kundërshtari më i madh i Gjykatës Speciale. S'ka pas guxim për ta kundërshtuar. Kryeqyteti jem nuk e ka shkrep asnjë plumb për luftën.

Vetëm 0.8 për qind ka luftuar në krejt Kosovën. Për me mbrojt UÇK-në është dasht me pas këllqe.

Më pak se 1 për qind e shqiptarëve të Kosovës kanë luftuar kundër serbëve. Kanë dezertuar. 1.2 milionë kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri."-tha Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco