Mburret Baton Haxhiu: Jam gazetar më i mirë se Blendi Fevziu!

21:30, 19/12/2022

Baton Haxhiu thotë se si gazetar nuk ka rival. 

Ai e quajti veten gazetarin më të mirë në hapësirën shqiptare duke lanë pas edhe emra të njohu të prime time televiziv si Blendi Fevziu, Armand Shkullaku apo dhe Andi Bushati. 

Intervista

Çim Peka: Një shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë do pyeste, takohet me shefin e shërbimit skret të Millosheviç. Merr4 edhe interbvistën e parë të presidentit pas Millosheviç. Pse kaq zemërgjerë serbët me Baton Haxhiut nbë takime dhe intervista?
Baton Haxhiu
: Zakonisht njerëzit kur duan të japin intervbistë, zgjedhin më të mirin. Dyshoj se në profesionin tim kam konkurrent. 

Çim Peka: Edhe Fevziu, Bushati, Shkullaku, të gjithë janë më poshtë...
Baton Haxhiu:
Flas për një periudhë ku kam qenë në kulmin e gazetarisë. Nuk di kë nuk kam intervistuar atë kohë. Dhe lufta realisht të jep mundësi të jashtëzakonshme, atë që profesioni në kohë paqje nuk ta jep. Të bën të guximshëm, të bën profesionist, takon shumë njerëz, je i pamëshirshëm duke përdorur faktin. Ose ke variantin tjetër, nëse nuk do të ushtrosh profesionin tënd, atëherë ik... 

Çim Peka: Se sa takimi me Stanishiç, më shumë kosto do të japë kjo që thatë se jeni më i mirë se Fevziu si gazetar...
Baton Haxhiu:
Unë nuk përzgjedh. Unë bëj gazetari prej 32 vitesh dhe nuk e kam ndërruar profesionin asnjëherë. Ata që kam bërë me gazetën e shkruar dhe Koha Ditore në ekzil, nuk ka ndodhur në historinë e gazetarisë, që të ndërtohet një gazetë në ekzil që është botuar në Tiranë dhe Shkup në momentin e luftës dhe bombardimeve. E kemi mbajtur popullsinë në kampe duke i dhënë informacion, shpresë dhe natyrshëm dhe shpërndarë gazeta në secilën çadër ku kanë jetuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco