Nesër rihapen objektet e gastronomisë në veri

Nesër rihapen objektet e gastronomisë në veri

21:43, 19/12/2022

Pas vendosjes së barrikadave në veri, ditë më parë ishin mbyllur edhe shkollat e objektet e gastronomisë.

Por shkollat dje u hapën, kurse sipas informacioneve ende të pakonfirmuara të Kossev, nga nesër do të fillojnë të funksionojnë edhe objektet e hotelierisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Orari i tyre i punës do të jetë i kufizuar – deri në orën 18:00.

Siç konfirmuan disa udhëheqës restorantesh, ata u njoftuan se pas dhjetë ditësh mund të fillojnë punën nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco