Me ngrica e mjegull në mëngjes, ky është moti për javën e ardhshme

Me ngrica e mjegull në mëngjes, ky është moti për javën e ardhshme

22:45, 18/12/2022

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale diellore.

Mot i ngjashëm me lëvizje të lehta të temperaturave parashihet të na shoqërojë gjatë gjithë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.

Në fushata termike nuk parashihet të ketë lëvizje të larta, por me tendencë të uljes në fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco