Tahiri flet për grupet kriminale serbe që ia mësyjnë kufirit të Republikës së Kosovës

Tahiri flet për grupet kriminale serbe që ia mësyjnë kufirit të Republikës së Kosovës

19:33, 18/12/2022

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka theksuar se përpjekja e grupeve kriminale serbe që të mësyjnë kufirin e Republikës së Kosovës me qëllim që ta paraqesin shtetin tonë si shtet të cenueshëm nga jashtë, është në sinkron me përpjekjet e Serbisë për ta paraqitur një realitet të ri për komunat veriore, një rikthim të asaj pjese në oazë të krimit të organizuar për kriminelët dhe në një levë politike për ta shpërqendruar fokusin nga marrëveshja finale për njohje, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas tij, nuk mund të ketë tolerancë për përpjekjet kriminale që synojnë krijimin e një realiteti të ri brenda Kosovës e në kufijtë e saj. 

"Fatkeqësisht, as qeveria Kurti nuk po tregohet e aftë që këtyre ngjarjeve t’i qaset me një strategji kuptimplotë e të koordinuar", ka shkruar ai në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco