Protesta në Jarinjë, reagojnë nga Presidenca e Kosovës

Protesta në Jarinjë, reagojnë nga Presidenca e Kosovës

19:00, 18/12/2022

Blerim Vela, shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas organizimit të protestës nga dhjetëra serbë në pikën kufitare në Jarinjë, nga ana e Serbisë.

Vela ka thënë se Kosova nuk do të bie pas kësaj ngjarje dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga ‘nema predaje’ (pa dorëzim) në ‘hajmo nazad’ (le të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”- ka shkruar Vela në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco