Sheholli: Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri të tregojnë se ç’po ndodhë në veri

Sheholli: Presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri të tregojnë se ç’po ndodhë në veri

18:18, 18/12/2022

Analisti Fatmir Sheholli ka komentuar pas protestave të mbajtura në Jarinjë, protestues këta që janë mbledhur pas thirrjeve të grupeve djathtiste të afërta me grupet paramilitare ruse, teksa gjatë disa orëve janë dëgjuar thirrje shoviniste, ku ka pasur edhe përleshje me policinë serbe dhe njëri nga protestuesit është arrestuar.

Sheholli tha që këto ngjarje tregojnë që ka më pak ligjshmëri dhe sovranitet sesa që kishim në vitet e kaluara.

“Dita e dhjetë e barrikadimit kënddrejtë shtetit të Republikës së Kosovës dhe në këtë atmosferë të cilën tash e dhjetë ditë jemi duke e përcjellur edhe si institut flet se në Kosovë kemi shumë më pak ligjshmëri dhe sovranitet të vendit tonë sesa që kishim në vitet e kaluara”, tha Sheholli për kosovalive.net.

Tutje ai theksoi se për të gjitha këto ngjarje të zhvilluara në këtë pjesë të vendit, duhen përgjigjur krerët e shtetit, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari për t’i siguruar qytetarët për sovranitetin dhe ligjshmërinë atje.

“Ngjarjet e sotme gjithashtu të cilat i pamë në Jarinjë, flasin për një çështje që ka të bëjë me rëndësi të veçantë, që kjo Qeveri e Republikës tonë duhet urgjentisht të tregojë dhe të jap frytet e saja që të tregon deri në ç’masë është kjo e gatshme ta mbrojë sovranitetin e saj dhe integritetin e Republikës tonë. Të gjitha këto të cilat po ndodhin janë rrjedhimisht edhe çështje e cila ka të bëjë drejtpërdrejtë me atë që quhet çështje kushtetuese, e çështje kushtetuese është presidentja e Republikës së Kosovës, kryeministri, kryeparlamentari janë tri insitutcione të cilat duhet të na japin neve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës përgjigje se ku kemi arritur me këtë çështje, pse sot kemi më pak sovranitet në veri të Kosovës dhe pse kemi më pak shtrirje të ligjshmërisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit”, përfundoi Sheholli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco