Mehaj publikon arsenaline e ushtrisë: Kemi kapacitete për mbrojtjen e integritetit territorial

Mehaj publikon arsenaline e ushtrisë: Kemi kapacitete për mbrojtjen e integritetit territorial

17:38, 18/12/2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar një video të ushtrisë dhe thotë se Kosova ka kapacitete ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Ai thotë se po vazhdojnë me zhvillimin dhe avancimin e forcave ushtarake sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, shkruan Syri.net Kosova.

Postimi i tij:

Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.

Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA.

Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco