Dështon seanca e parë e rigjykimit për rastin 'Veteranët'

Dështon seanca e parë e rigjykimit për rastin 'Veteranët'

11:41, 16/12/2022

Seanca e parë e rigjykimit për rastin “Veteranët” , e cila ishte planifikuar te mbahet të sot ka dështuar.

Shkak për këtë ishte mungesa e Smajl Elezajt, të cilit u tha se nuk ka konfirmim që i është dorëzuar ftesa fizikisht e në telefon ka qenë i paqasshëm.

11 të akuzuarit e tjerë ishin prezentë. Megjithatë, trupi gjykues i specifikoi detyrat që Prokuroria duhet ti kryej për dy muaj, kjo në bazë të vendimi të Gjykatës së Apelit që këtë çështje e ktheu ne rigjykim në prill të këtij viti.

Një nga detyrat e prokurorisë është kontrollimi i më shumë se 19 mijë e 500 aplikimeve për të marrë statusin e veteranit e hetimi i vendimeve të qeverisë për ndryshime në komisionin për verifikimin e veteranëve.

Në këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco