Aplikimi i Kosovës në BE, Çitaku:  I vlefshëm vetëm nëse është bërë në koordinim me aleatët

Aplikimi i Kosovës në BE, Çitaku: I vlefshëm vetëm nëse është bërë në koordinim me aleatët

21:12, 14/12/2022

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, tha se PDK e përshëndet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Mirëpo sipas Çitakut, aplikimi i Kosovës në BE ka vlerë vetëm nëse është bërë në koordinim me aleatë ndërkombëtarë.

“Aplikimi i sotëm i Kosovës për anëtarësim në B.E, si hap procedural, ka vlerë vetëm nëse është koordinuar paraprakisht me aleatët tanë. Përndryshe, mbetet vetëm një aplikacion më shumë në sirtarët e mekanizmave të BE.”

“Për dallim nga VV e cila atëbotë nuk e kishte votuar MSA-në, PDK nuk është opozitë rrënuese”.

Ajo po ashtu hodhi kritika nga mënyra se si u organizua ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për aplikim të Kosovës në BE, ku sipas saj, “nuk do të duhej reduktuar në një ceremoni foto/op.”

Postimi i saj i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco