Poza me tufa paundësh dhe në mes të kanabisit nga ‘shtëpia e barit’, arrestohen 4 të rinjtë shqiptarë

Poza me tufa paundësh dhe në mes të kanabisit nga ‘shtëpia e barit’, arrestohen 4 të rinjtë shqiptarë

20:36, 14/12/2022

Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën në një banesë që e kishin përshtatur për rritjen e kanabisit në zonën e Neath në Uells.

Elton Musta, Ledian Xhafa, Lorenc Cobo Renato Shyti u kapën në shtëpinë e barit, ku brenda saj u gjet një sasi kanabisi që kapte vlerën e 14 mijë paundëve.

Sipas mediave britanike, ata janë dënuar me 3 vite burgim do të vuajnë vetëm gjysmën e dënimit, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyejnë duke kryer punë në komunitet.

Efektivët e policisë shkuan në këtë banesë, pasi ishin në kërkim të një personi, për një çështje që nuk kishte lidhje me drogën, ndërsa kur ata trokitën në derë u përgjigj shtetasi Elton Musta, ku pas komunikimit me të oficerët u futën brenda.

Në këtë moment, një tjetër shqiptar i identifikuar si Ledian Xhafa, u hodh nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe tentoi të arratisej, por u ndalua nga ana e oficerëve të policisë.

Nga kontrollet e ushtruara, efektivët gjetën disa pako me kanabis, telefona celularë dhe një shumë të konsiderueshme parash. Telefonat e sekuestruar u ekzaminuan dhe u zbulua se përmbanin foto dhe video të të të pandehurve që pozonin me shuma parash dhe bimë kanabisi, si dhe mesazhe të shkruara

Avokatja mbrojtës i Shytit tha se i pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhet dhe pranoi se duhej të kishte ndaluar atë që po bënte kur kuptoi se aktivitetet ishin të paligjshme. Ajo tha se Shytit i vinte keq për turpin që i kishte sjellë familjes së tij dhe pas lirimit nga dënimi me burg me të cilin po përballej ai dëshiron të kthehet në Shqipëri dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco