Qytetarja serbe e veriut: KFOR-i t’i heqë barrikadat, Vuçiqi është kriminel

Qytetarja serbe e veriut: KFOR-i t’i heqë barrikadat, Vuçiqi është kriminel

18:23, 14/12/2022

Një qytetare serbe e veriut të Kosovës ka kritikuar rëndë presidentin serb Vuçiq teksa shprehu edhe pakënaqësi për vendosjen e barrikadave në veri.

Kur u pyet se çka mendon për Vuçiqin, qytetarja Snezhana Miliç nuk hezitoi që ta quante kriminel, dhe atë e përsëriti tri herë.

“Çka mendoj? Ouuu… krejt më të këqijat. Kriminel, kriminel, kriminel”, deklaroi Miliç në një video të publikuar nga një faqe në Facebook.

Ajo tutje tha se gjendja do të përmirësohej po të mos ishte president Aleksandar Vuçiqi. Për më tepër tha se NATO duhet hequr menjëherë barrikadat në veri.

“Situata është mirë vetëm mos të jetë “Aca” (Aleksander Vuçiq) president dhe që KFOR dhe NATO t’i largojnë menjëherë barrikadat. Dëshirojmë urgjentisht të hyjmë në NATO dhe KFOR që të jemi përsëri së bashku”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco