MASHT-i subvencionon dy qendra arsimore për të rritur

MASHT-i subvencionon dy qendra arsimore për të rritur

17:22, 14/12/2022

Ministria e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar se institucioni më i lartë arsimor në Kosovë do të subvencionojë dy qendra arsimore për të rritur në kuadër të shkollave profesionale.

Ky është njoftimi nga Nagavci:

Në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, për herë të parë MAShTI ka planifikuar subvencione për ofruesit e Arsimit për të Rritur dhe hapjen e dy qendrave për arsimin e të rriturve në dy Institucione të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Po ashtu, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, UP-në dhe Komunën e Prishtinës pritet që të themelohen dy qendra për të rritur edhe në nivelin universitar.
Këtë e theksova në konferencën “Roli i Arsimimit të të Rriturve në Kosovë dhe Dyer të Hapura për Arsimimin e të Rriturve në Kosovë”.
Ndryshimet e fundit në zhvillimin e teknologjisë së informacionit kanë dëshmuar se informimi dhe ofrimi i arsimit për të rritur është shumë i nevojshëm.
Bazuar në legjislacionin në fuqi, MAShTI ofron arsim për të rritur në të gjitha nivelet e arsimit.
Po ashtu, me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe rritjes së përfshirjes në arsimin e të rriturve, me mbështetjen e DVV Internacional, MAShTI ka themeluar Rrjetin jo formal të Arsimimit për të Rritur në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco