Vullnetarët serbë në radhët e forcave ruse në Ukrainë: 'Kosova po mbrohet këtu'

Vullnetarët serbë në radhët e forcave ruse në Ukrainë: 'Kosova po mbrohet këtu'

16:10, 14/12/2022

Dejan Beriq është një luftëtar i rryer serb. Që nga viti 2014 ai ka luftuar në Ukrainë, në formacionet paraushtarake që ishin nën kontrollin e parashtetit të Republikës Popullore të Donetskut.

Ose, më saktë, ai luftoi në anën e formacioneve ushtarake joformale ruse. Pasi Rusia nisi zyrtarisht agresionin e saj kundër Ukrainës në fillim të këtij viti, Beriq u ngarkua me rekrutimin e ushtarëve nga Serbia.

“Pra, ju vini në Moskë. Unë ose dikush nga shërbimi do t’ju presim në Moskë. Ata do t’ju çojnë në poligon dhe atje do të nënshkruani një kontratë. Ju shërbeni në forcat e armatosura të Federatës Ruse në kushte të njëjta si çdo ushtar tjetër rus. Pra, ti je ushtar me kontratë.

Nuk ka vullnetarë. Merret rrogë dhe ju regjistrohet përvoja e punës”, thotë Dejan Beriq në fillim të videos së publikuar nga “Istraga.ba”.

“Kështu duket tenda e ushtrisë ruse”, thotë në sfond serbi Dejan Beriq teksa hyn në një nga tendat në kampin stërvitor të Ushtrisë së Federatës Ruse.

Në atë tendë janë vendosur disa serbë që kanë ardhur për të luftuar në frontin e Ukrainës. Sidoqoftë, para se të shkojnë në fushën e betejës, ata duhet të kryejnë stërvitje.

Në video mund të dëgjohen të paktën gjashtë të rinj nga Serbia duke u trajnuar nga forcat speciale ruse, transmeton Telegrafi.

“Përshëndetje për Borçen”, thotë njëri prej tyre në një video të publikuar dy ditë më parë në kanalin e Dejan Beriqit në YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco