Profesori i njohur: Në veri të Kosovës po qarkullojnë mercenarët rusë të ‘Wagner’

Profesori i njohur: Në veri të Kosovës po qarkullojnë mercenarët rusë të ‘Wagner’

10:54, 11/12/2022

Profesori i njohur i dhe analisti i çështjeve ballkanike, Stefano Bottoni me anë të një statusi në Twitter, deklaron se, situata në veri të Kosovës është e nxehtë, dhe ndërhyrja duhet të jetë shumë e shpejtë me qëllim për të ndaluar një luftë të përgjakshme.

Bottoni shkruan se, në veri duket se po qarkullojnë mercenarët rusë të grupit ‘Wagner’, të cilët vetëm pak ditë më parë hapën një zyrë në Beograd, dhe që drejtohet nga njëri prej serbëve që kërkohet në Kosovë.

‘Jo “serbë vendas”, por me shumë gjasa, burra të maskuar të mbështetur nga Rusia (si Wagner-at?)… Do ishte mirë të ndalojmë këtë situatë menjëherë përpara se ajo të përshkallëzohet në një luftë të plotë e të përgjakshme: Grupi Wagner hapi “qendrën informative dhe kulturore” në Beograd’, shkruan në Twitter, profesori i njohur i historisë së Europës dhe Ballkanit, Stefano Bottoni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco