Situata në Veri, Gjekmarkaj: E pakuptimtë heshtja e Shqipërisë, të reagojnë

Situata në Veri, Gjekmarkaj: E pakuptimtë heshtja e Shqipërisë, të reagojnë

09:37, 11/12/2022

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas tensioneve që kanë shpërthyer në veri të Kosovës.

Ai nëpërmjet një postimi shprehet se nuk e kupton heshtjen e institucioneve të Republikës së Shqipërisë ndaj gjuhës “luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, e cila është e pakuptimtë”.

Gjekmarkaj në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit ka nxitur institucionet shqiptare të jenë në krah të autoriteteve kosovare.

“Retorika luftënxitëse e autoriteteve serbe është e papranueshme. Kosova e pavarur dhe integriteti i saj territorial janë realitete të pakthyeshme. Dialogu dhe jo gjuha e forcës kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e Rajonit tonë”.

Ai ka dënuar me forcë sulmet e strukturave paramilitare serbe në veri të Kosovës dhe “provokimet e vjetëruara të autoriteteve më të larta serbe”.

Po ashtu Gjekmarkaj ka apeluar për maturi nga ana e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe vendimmarrje nën koordinimin e ngushtë me partnerët tanë strategjik SHBA&BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco