PDK merr pjesë në takim, qëndrimin për zgjedhjet pritet ta shpalos në aty

PDK merr pjesë në takim, qëndrimin për zgjedhjet pritet ta shpalos në aty

14:22, 10/12/2022

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, i ka thënë Gazetës Express se PDK’në do të përfaqësojë nënkryetarja Vlora Citaku, e cila do të shpalos qëndrimin e kësaj partie lidhur me zgjedhje.

“Nënkryetarja Citaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehin aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”, ka deklaruar Avdullahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco