Vela: Pas SHBA-së dhe Britanisë, edhe BE duhet t’i sanksionojë krerët e grupeve kriminale

Vela: Pas SHBA-së dhe Britanisë, edhe BE duhet t’i sanksionojë krerët e grupeve kriminale

12:31, 09/12/2022

Blerim Vela, shef i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës tha se pas SHBA-së, Britanisë së Madhe edhe Bashkimi Evropian duhet t’i sanksionojë krerët e grupeve kriminale në veri Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Vela në një postim në Twitter shkruan se sanksionimi i Radoiçiqit dhe Veselinoviqit duhet të bëhet për veprimtari kriminale që rrezikojnë paqen.

“Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Britania e Madhe sapo njoftoi sanksionimin e krerëve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët janë ‘sulmues’ nga regjimi i Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

Bashkimi Evropian duhet t’i sanksionojë po ashtu ata për veprimtari kriminale që rrezikojnë paqen!”, shkruan Vela.

Ndyshe, Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kanë për synim akterët e korruptuar, transmeton Telegrafi.

“Duke i mbushur xhepat e tyre përmes korrupsionit dhe vjedhjes, aktorët e korruptuar kanë një efekt gërryes në komunitetet përreth tyre – duke minuar demokracinë dhe duke privuar vendet nga burimet jetike për përfitimin e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Milan Radoiçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe Radojcic ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse, sipas njoftimit të qeverisë britanike.

Zvonko Veselinoviç në anën tjetër, një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë, ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore, shton tutje Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit, si dhe ngrirjen e aktiviteteve.

Radoiçiq dhe Veselinoviq janë sanksionuar edhe nga SHBA-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco