Kritikuan analizën e GAP-it, Agron Demi ka një përgjigjje për qeveritarët

Kritikuan analizën e GAP-it, Agron Demi ka një përgjigjje për qeveritarët

20:08, 07/12/2022

Pasi Qeveria e vendit, e sidomos ministri i Financave, Hekuran Murati e ka kritikuar në masë të madhe analizën e GAP-it për projektbuxhetin 2023, ka reaguar Agron Demi nga ky institut, shkruan Syri.net Kosova.

"Së paku në pesë vitet e fundit, GAP analizon ndarjet buxhetore edhe nga këndi i asaj se si ndahet buxheti për projekte të reja kapitale nga niveli qendror nëpër komuna.
Pa përjashtim, të gjitha partitë që kanë udhëhequr me Qeverinë kanë dërguar më shumë buxhet tek komunat që qeverisen nga partia e njejtë.
Sa herë që është diskutu për projektbuxhetin në Kuvend, deputetët opozitarë i kanë citu raportet e GAP për me mbajtë përgjegjëse Qeverinë për ndarje jo të drejtë të buxhetit. Më së shumti që i kanë citu raportet tona (shumë falemnderit 🙏) kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes, të cilët edhe për ma pak buxhet që ka shku për komunat e AAK, LDK e PDK, me të drejtë kanë kritiku qeveritë për anime", ka shkruar Demi në reagim.

Sipas tij, këtë javë GAP e dëshmoi të njejtën tendencë edhe nga Qeveria e VV. 

"Nga e diela janë qu i madh e i vogël (kryesisht të vegjlit) me denigru GAP (qëllimshëm s'po them kritiku, se kritika e ka njëfar baze e arsyetimi).
Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se me këtë Qeveri nuk mundesh me u mar vesh as rreth fakteve. "Gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e tij/saj, por jo gjithkush ka të drejtë të ketë edhe faktet e tij/saj". E fakt është që kjo Qeveri, sikurse ato që i ka kritiku ma herët, mbi gjysmën e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror në atë lokal i ka orientu në komunat që qeverisen nga VV", ka theksuar ai mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco