Grupi paramilitar rus 'Wagner' shtrin ndikimin e tij në Serbi

Grupi paramilitar rus 'Wagner' shtrin ndikimin e tij në Serbi

18:57, 07/12/2022

Grupi paramilitar “Wagner”, udhëheqësi i të cilit është Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi në kanalin “Telegram” se qendra e tyre kulturore dhe informative e miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly” është formuar në Serbi.

“Ju prezantojmë me shpejtësi rezidentin e ri të Qendrës PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO, ‘Orly’. 

Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksander Lisov”, thonë ata në platformën Telegram, raporton gazeta serbe “Danas”, transmeton Klan Kosova.

Ata kujtojnë se në vitin 2017, “si rezultat i aktiviteteve të tij bamirëse, autoritetet e Prishtinës e kanë përfshirë Lisovën në listën e personave të ndaluar për të hyrë në territorin e Republikës së panjohur të Kosovës”.

Ekipi i qendrës e quan misionin e saj zbatim të diplomacisë publike, qëllimi i së cilës është “forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore” midis Rusisë dhe Serbisë me ndihmën e “fuqisë së butë”.

“Shqiponjat, si repart i Qendrës PMC Wagner, merren me konfrontime informative me liberalët rusë që kanë shkuar në Serbi dhe po përpiqen të kryejnë aktivitete antiruse atje me qëllim të diskreditimit të Rusisë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve midis popullit rus dhe serb”.

Ndër të tjera, thuhet në publikim, ata “së bashku me bashkëpunëtorë nga Serbia dhe Rusia” i kanë ngritur monumentin princit të shenjtë rus Alexander Nevsky në qendër të Beogradit.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë.

“Para disa muajsh kam njoftuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më kanë thënë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Çfarë pjese të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shkroi Stradner në Twitter.

Përfaqësuesit e “qendrës së përmendur kulturore” ruso-serbe kanë dërguar tashmë kërcënime serioze për kritikët e regjimit në Moskë, shkruan agjencia e Sarajevës “Patria”.

“Ne dimë gjithçka për ju, keni të drejtë për një gjë – drejtësia është e pashmangshme. Dhe kjo drejtësi është e jona”, është vetëm një nga një sërë kërcënimesh drejtuar aktivistit rus kundër luftës, Peter Nikitin.

BBC ka raportuar ditë më parë se si platforma “TikTok” po pranon me dhjetëra video që lavdërojnë dhunën e mercenarëve të Grupit “Wagner” të Rusisë dhe ato janë parë më shumë se një miliard herë, sipas një raporti të ri.

“Wagner” ka dërguar shumë mercenarë në Ukrainë.

“NewsGuard” me bazë në SHBA, e cila fokusohet në dezinformatat në internet, thotë se disa nga videot duket se tregojnë ekzekutimin e një ish mercenari rus.

“TikTok” ka thënë se do të veprojë kundër çdo përmbajtjeje që shkel politikat e saj.

“NewsGuard” tha se kishte identifikuar 160 video në platformën me video të shkurtra që “aludojnë, tregojnë ose lavdërojnë aktet e dhunës” nga grupi mercenar, i themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.

Katërmbëdhjetë nga ato video treguan pamje të plota ose të pjesshme të vrasjes së dukshme të ish-mercenarit rus Yevgeny Nuzhin, të cilat patën shumë ndërveprim brenda pak ditësh nga ngarkimi i tyre muajin e kaluar, tha ai.

Analistët thanë se një video e vrasjes ishte parë të paktën 900,000 herë përpara se të hiqej. “TikTok” është në pronësi të firmës “ByteDance” me bazë në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco