Kurti: Kur po e dëgjoj ministrin Murati, më mirë të isha bërë kryeprokuror, por ju më keni bërë kryeministër

Kurti: Kur po e dëgjoj ministrin Murati, më mirë të isha bërë kryeprokuror, por ju më keni bërë kryeministër

22:45, 03/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se duke dëgjuar ministrin Hekuran Murati, po i duket më e rëndësishme të bëhej kryeprokuror, transmeton Syri.net Kosova

"Secilën ditë që po vazhdoj si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo", thotë Kurti në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti më tej thotë se po nuk funksionojë edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë (Sic!)

"Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po...", ka vazhduar Kurti.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco