Damka prezanton para Komisionit Buxhetin e MZHR-së, kërkon rritje të stafit

Damka prezanton para Komisionit Buxhetin e MZHR-së, kërkon rritje të stafit

09:43, 30/11/2022

 

 

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka prezantuar në seancën dëgjimore për projekt buxhetin e MZHR-së për vitin 2023 pranë Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Valon Ramadani, kryetar, zhvilloi seancë dëgjimore me MZHR, e cila bien në fushëveprim të këtij komisioni.

Ministri Damka, së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm Besim Kamberaj dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie, paraqitën para anëtarëve të komisionit kërkesat e tyre.

Kërkesat kishin të bënin kryesisht me rritjen e numrit të stafit.

Tutje, bazuar në kërkesat e të pranishmëve në këtë seancë dëgjimore, anëtarët e komisionit u dakorduan që shqyrtimi dhe vendimmarrja për kërkesat e paraqitura të bëhet deri të enjten, më 01.12.2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco