Mustafa për gjendjen e sektorit të shëndetësisë: Shkoni në Shkup, të gjithë pacientët janë nga Kosova

Mustafa për gjendjen e sektorit të shëndetësisë: Shkoni në Shkup, të gjithë pacientët janë nga Kosova

17:05, 07/10/2022

Ish-deputeti dhe themeluesi i Institutit për Kërkim Zhvillimor “Riinvest”, Muhamet Mustafa, ka thënë se gjendja e sektorit të shëndetësisë ka kohë që është alarmante.

Sipas tij, shpenzimet qeveritare për shëndetësinë janë shumë të vogla në krahasim me përqindjen e bruto produktit vendor.

“QKU, me histori pune 50 vjet dhe atributin universitar, nuk ka pajisjet dhe kushtet që të bëjë diçka shumë elementare – analizat komplete standarde të gjakut” ka shkruar Mustafa në facebook.

Mustafa madje ka thënë se gjendja është aq e keqe saqë të gjithë qytetarët po shkojnë për tretman mjekësor në Shkup.

Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Me konstatimin se gjendja në sektorin publik të shëndetsisë  është për një kohë të gjatë thuaja alarmante , nuk kemi thënë asgjë te re. Në secilin raport të Institutit Riinvest dhe në secilën paraqitje timen publike,  për situatën ekonomike e sociale viteve të fundit , kemi tërhequr, natyrisht jëo të vetmit,  vërejtjen për këtë fakt dhe kemi propozuar domdoshmërinë për një kthesë radikale . Ky konstatim dhe kërkesa për kthesë radikale del fare qartë nga disa fakte që jnë dhënë tanimë një kohë të gjatë   :

1. Shpenzimet qeveritare për shëndetsinë  në Kosovë janë diku 3.2-3.4 % të produktit vendor bruto- GDP  ( Shqipëria e Maqedonia 6-7%, Serbia, Bosna e Hercegovina dhe Mali i zi , rreth 9%)

2. Pagat e mjekve specialistë rreth 590 Euro ( dhe si duket këtë nuk e  ka adresue sa duhet as Ligji i ri për pagat)

3. QKU, me histori pune 50 vjet dhe atributin  universitare, nuk ka paisjet dhe kushtet që të bëjë diçka shumë elementare – analizat komplete standarde të gjakut

4. Sa ka dhe si punojnë paisjet është poashtu lajm i përditshëm – shihni se ka paisje për  rezonancë magnetike në institucionet publike dhe sa prej tyre  janë aktive , dhe si rrejdhojë se sa duhet të presin  pacientët për të marrë një sherbim që me standardet e sotme është elementar ;

5. Shkoni vetëm deri ne “Sistina”  në hyrje të Shkupit  nga Kosocva dhe shihni strukturën e pacientëve ( aty thuaja nuk ka fare pacientë maqedon, të gjithë janë nga Kosova )

Kjo gjendje nuk mund të arsyetohet me veshtirësi buxhetore. Kosova me buxhetin e saj do të mund të përballonte këtë problem që godit rëndë sidomos klasen e mesme dhe , të papunët , pensionerët , popullsinë afër ose nën kufirin e vrafërisë.  Për këtë nuk mund të fajsohen as pjesa më madhe e stafit në QKU. Shumë prej tyre japin atë që munden.

Natyrisht që ka edhe shumë probleme të ndërlidhura të kësaj gjendjeje  me politizimin, influencën partiake, prokurimin, konfliktin e interesit ne relacioni sektori privat dhe ai publik i shëndetsisë. Por të gjitha mund te tejkalohen me një pëkushtim të njëmendët të Qeverisë, Kuvendit, Minstrisë dhe QKU edhe institucioneve tjera të shëndetsisë publike. Këtë deri me sot nuk e bëri asnjë qeveri, asnjë koalicion qeveritar.

Në margina diçka edhe  për Ministrin Latifi  që dha doreheqje. Pa i ditur shkaqet. Duke e njohur gjatë  dhe ditur referncat e tij e kam  vlerësuar si hap të mirë ardhjen e tij në kët disakter. Por edhe I kam sugjeruar që nëse nuk gjen përkrahje për të zgjidhura problemet e listuara në këtë tekst si hap fillestar ( u nga  1 deri në 5)  nuk mund të bëjë asgjë. Dorheqja e tij le te jetë një moment që vertetë të adresohen problemet e cekura.  Adresimi I tyre urgjent dhe efektiv  është një  parakusht elemntare fillestare për ta ndryshuar gjendjen në këtë sektor, gjendje kjo që asnjërin nga ne nuk duhet të lejë indiferent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco