Këshilltari i Nagavcit: Qeveria do të kujdeset që të mos rrezikohet mirëqenia e mësimdhënësve

Këshilltari i Nagavcit: Qeveria do të kujdeset që të mos rrezikohet mirëqenia e mësimdhënësve

22:44, 05/10/2022

Valdrin Dervishaj, këshilltari i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se qeveria do të kujdeset që të mos rrezikohet mirëqenia e mësimdhënësve.

Dervishaj, sikurse Nagavci, ia ka lënë fajin SBASHK-ut për këtë pozicion të mësimdhënësve, duket thënë se ka vepruar si plangprishës.

Megjithatë, sipas tij, ky ngërrc, që lidhet me mos-ekzekutimin e pagave të shtatorit për mësimdhënësit, do të zgjidhet në mënyrë ligjore.

“Ministrja e Arsimit qartësoi se çështja e pagave do të zgjidhet në mënyrë ligjore, siç ka thënë edhe Ministri i Financave. Kjo shpërthen fluskën e sapunit të diskutimit të opozitës dhe një grupi të analistëve, që për synim kanë kundërshtimin dhe jo të vërtetën. SBASHK ka keqinformuar mësimdhënësit për bazën ligjore të organizimit të grevës duke vepruar si “plangprishës”. Kjo ka krijuar një situatë të vështirë ligjore dhe financiare. Qeveria do të kujdeset që një sjellje e tillë e SBASHK në asnjë mënyrë të mos ndikojë në rrezikimin e mirëqenies së mësimdhënësve”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco