Mësimdhënësi: Edhe 5 muaj pensionohem, s’e kam paramenduar që do të përfundoj me këtë zhgënjim

Mësimdhënësi: Edhe 5 muaj pensionohem, s’e kam paramenduar që do të përfundoj me këtë zhgënjim

13:44, 04/10/2022

Një mësimdhënës prizrenas, i ka shkruar një letër publike Minstres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i zhgënjyer me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Në letrën e tij, Beqir Letaj thotë se ai ka qenë mbështetës i madh i VV-së, dhe se tani siç thotë ai është “bërë objekt talljesh në opinion për rreth”.

“Jam shumëfish i zhgënjyer.Kënd ta votoj në të ardhmën ,LVV që siç shkruan një inelektual lokal nga Arbana keni prekë në “maxhën” e mesimdhënësit apo ti votojmë partitë opozitare që e zhvatën këtë Kosovë masivisht”, shkruan mes tjerash ai.

Letaj nga Prizreni gjithashtu ka përmendur faktin se edhe pesë muaj do të pensionohet, dhe sipas tij nuk e ka paramenduar kurrë që karriera e tij të përfundoj me këtë zhgënjim total.

Postimi i plotë:

E nderuara zonja Arbërie Nagavci !

Ministre e rrespektuar e Arsimit e Rep. së Kosovës .

Jam Beqir Letaj nga Prizreni,dikur pjesëmarrës në një seminar për menaxhim shkollash ku ju ishit trajnere e grupit tonë pas Arbnore Lilës.

Jam votues i LVV nga viti 2019,edhe në zgjedhjet qendrore edhe në zgjedhje komunale këtu në Pz.

Dhe jo vetem kaq.Me kaçikun tim të vogël ,kudo në në fb por edhe në biseda direkte forcërisht kam mbrojtur kauzën politike të Albin Kurtit.

Por tash jam tej mase i zhgënjyer.

Po ua bëj një pyetje pse nuk i keni proceduar pagat e mesimdhënsëve. E di se po thirreni në Nenin 18 të Ligjit për grevat.Unë dhe plotë mësimdhënës nuk ishim përkrahës të kësaj greve. Disa herë kam bërë thirrje publike që të fillohet me procesin mësimor. Por kot. Tash jam bërë objekt talljesh në opinionin për rreth.

Po pse vallë i keni proceduar pagat për sherbyesit civil ? E din Albini,Hekurani dhe Ju që edhe ata ishin në grevë ?
Si po ndodh kjo vetëvrasje politike e LVV ? Ça tu themi tash votusëve të LVV që tash më janë lëkundur në masë të madhe.Çka tu themi përkrahësve të partive tjera që me gojën plotë fyejnë dhe shajnë këtë Qeveri dhe Albinin.

Jam shumëfish i zhgënjyer.Kënd ta votoj në të ardhmën ,LVV që siç shkruan një inelektual lokal nga Arbana keni prekë në “maxhën” e mesimdhënësit apo ti votojmë partitë opozitare që e zhvatën këtë Kosovë masivisht.

E nderuara Ministre Nagavci, edhe 5 muaj do të pensionohem. Nuk e kam paramendaur kurrë që kariera ime do të përfundoj me këtë zhgënjim total.

Po të isha në pizitën tuaj do të rreflektoja ose do të jepja dorëheqje publike.

Jeni njeriu i parë i arsimit kosovar. Si lejoni që një SBASHK-u tua merrë primatin në të qenunit “kujdestar”të mësimdhënsëve kosovar.

Edhe një herë duke ju përshëndetur miqësisht dhe duke shpresuar se do ta lexoni këtë shkresë, po ju lutem, RREFLEKTONI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco