E vulos deputeti i VV-së: S'e kam në plan që të largohem nga partia

E vulos deputeti i VV-së: S'e kam në plan që të largohem nga partia

00:06, 30/09/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se nuk e ka në plan që të largohet nga kjo parti.

Rrahmani tha se mandatin e deputetit do ta përfundojë si pjesë e Vetëvendosjes.

“Nuk besoj që do të ketë të paktën me aq sa kam parë dhe diskutimet që i kemi mes vete si kolegë deputetë, nuk është që kam parë indikacione që dikush mund të largohet. Po flas personalisht që as nuk e kam plan ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se votuesit që më kanë votuar, unë kam garuar në petkun e LVV-së dhe mandati im do të përfundojë në LVV”, deklaroi ai.

Po ashtu, Rrahmani thotë se pas përfundimit të mandatit do të vlerësojë punën e tij dhe do ta shoh se a do të vazhdojë edhe më tej.

“Do të mundohen deri në fund të mandatit të jap kontributin tim maksimal që të ketë një qeverisje dhe një punë në Kuvend, i cili do të jetë i dobishëm për vendin dhe natyrisht pas përfundimit të mandatit do ta vlerësojë punën time se a kam qenë i dobishëm dhe a duhet të vazhdojë”, tha ai.

Dyshimet për largimin e Rrahmanit nga Vetëvendosja janë ngritur pas shpërfaqjes së dallimeve në qëndrime për disa çështje me partinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco