Ashpërsohet gjendja: Ministria e Liburn Aliut iu zbret pagat punëtorëve të saj grevistë

Ashpërsohet gjendja: Ministria e Liburn Aliut iu zbret pagat punëtorëve të saj grevistë

15:23, 01/09/2022

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëheqet nga ministri Liburn Aliu, ka marrë vendimin ndëshkues ndaj punëtorëve të saj - duke rrezikuar përshkallëzimin eventual të konfliktit mes qeverisë dhe punëtorëve.

Nacionale ka mësuar se kjo ministri ka ndëshkuar të gjithë punëtorët që kanë grevuar, pa asnjë përjashtim.

Atyre u janë ndalur mëditjet, pra mjetet fianciare nga paga për aq ditë sa kanë qenë në grevë.

Përndryshe, Ministria e Financave ka bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për shërbyesit civilë dhe punëtorët në sektorin e arsimit.

Ministri i këtij dikaster, Hekuran Murati, të mërkurën ka bërë të ditur se punëtorët që grevojnë nuk do të paguhen për aq ditë sa qëndrojnë në grevë.

“Sot është bërë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave,” - ka thënë Murati gjatë një konference për media.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga sindikatata teksa kanë bërë edhe padi nga Ministrisë së Financave.

Kryeministri i Kosovës ndërkohë u deklaruat në lidhje me kërkesat e sindikalistëve duke i quajtur ato si"absurde".

Por, në anën tjetër, kryetari i SBAShK-ut me emrin Rrahman Jasharaj ka bërë kallëzim penal ndaj ministrit të Financave pikërisht gjatë ditë së sotme në lidhje me ndalimin e pagesave për punëtorët.

Shenja se konflikti mes Qeverisë dhe sindikatave do të qetësohet aktualisht nuk ka, derisa zhvillimet e fundit çojnë drejt përshkallëzimit të mëtejmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco