Sejdiu: Punëtorët shëndetësorë u penalizuan nga paga edhe pse nuk janë në grevë

Sejdiu: Punëtorët shëndetësorë u penalizuan nga paga edhe pse nuk janë në grevë

15:04, 01/09/2022

Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK)m, Pleurat Sejdiu ka thënë se disa punëtorë shëndetësorë kanë bërë të ditur se nuk kanë marrë pagat edhe pse nuk kanë qenë në grevë.

Ai  ka deklaruar se OMK ka kontaktuar 16 delegat përfaqësues të QKMF-ve , ku 12 prej tyre kanë konfirmuar se punëtoret shëndetësorë nuk kanë marr pagat, ndërsa po ashtu bëri të ditur se 4 QKMF nuk kanë marrë ende konfirmim.

“Kjo është e papranueshme ku për shkak të grevave të sektorëve tjera dhe konflikteve mes Ministrisë se Financave dhe Komunave të Kosovës., kur punëtoret shëndetësor përkundër që nuk janë në greva ata penalizohen. E pa pranueshme!”, ka thënë Sejdiu.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave.

“Po ka iniciativa për protesta por nuk na është konfirmuar se ajo do ndodh.”, ka bërë të ditur Sejdiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco