Putin nuk shkon në varrim të Gorbachevit – Kremlini: Presidenti është nxënë me punë

Putin nuk shkon në varrim të Gorbachevit – Kremlini: Presidenti është nxënë me punë

14:44, 01/09/2022

Me arsyetimin se “është i zënë me punë”, Kremlini lajmëroi se presidenti i federatës ruse, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në ceromoninë e varrimit të liderit të fundit të ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gazetarëve u ka thënë  se Putin i ka bërë nderimet e tij në Qendrën Spitalore të Moskës, në vendin ku Gorbachev ndërroi jetë.

“Fatkeqësisht, agjenda e Putinit nuk ia lejon më 3 shtator të merr pjesë [në ceremoninë e varrimit], prandaj e bëri sot”, ka thënë ai.

Në lidhje me ceremoninë e varrimit të Gorbachev, Peskov tha se do të ketë “elemente” të funeraleve shtetërore.

Më 30 gusht, pas një sëmundje të gjatë dhe terminale, Mikhail Gorbachev, ndërroi jetë.

Vladimir Putin dhe Kremlini zyrtar Gorbachevin e mban fajëtor për rënien e Bashkimit Sovjetik, dhe viteve të fundit ka pasur një fushatë dehumanizuese ndaj tij.

Putin ia projekton Gorbachevit rrënimin e supozuar të një lavdie poashtu të supozuar ruse.

Në fakt, Gorbachev, njihet si njeriu që hapi Rusinë me Perëndimin dhe i dha fund mbylljes hermetike komuniste të Bashkimit Sovjetik.

Gorbachev, lartësohet nga liderët perëndimor si një prej liderëve rusë më vizionar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco