Lëshohet në funksion Blloku B2, pritet të ketë më pak reduktime

Lëshohet në funksion Blloku B2, pritet të ketë më pak reduktime

14:24, 01/09/2022

Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK’ut, i cili prej ditësh ishte jashtë funksioni për remont.

Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MW për orë. Rikthimi i këtij blloku në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar.

Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar se konsumi në Kosovë, gjatë ditëve që pat probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrikë ka arrit të prodhojë rreth 400 megavat në orë. Tash kur i shtohen megavatët e rikthimit e prodhimit të energjisë nga Blloku B2, prodhimi pritet të shkojë deri në mbi 600 MW në orë.

Konsumi në pikun e shfrytëzimit të energjisë në nivel vendi këto ditë ka qenë rreth 700 MW.

Ndonëse reduktimet në vend ishin njoftuar të jenë 4 me rrymë dhe 2 pa të, në tre ditët e fundit kohëzgjatja e ndërprerjeve elektrike ishte më e madhe duke shkuar kryesisht deri në 3 orë reduktime. Ka patur raste kur reduktimet janë lajmëruar se kanë shkuar deri në 5 orë pa rrymë në pjesë të ndryshme të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco