'Dua të dal në park pa frikë', vogëlushja i prek të gjithë me mesazhin në protestë

'Dua të dal në park pa frikë', vogëlushja i prek të gjithë me mesazhin në protestë

09:39, 01/09/2022

Qytetarë të shumtë protestuan dje edhe në Shqipëri pas dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Mes tyre kanë qenë emra të njohur, të cilët kanë bërë thirrje për t’u vendosur drejtësia. Në një moment, aktorja Monika Lubonja ka marrë në krah një vajzë të vogël, që ka prekur të gjithë me fjalët e saj.

“Dua të dal në park pa frikë”, tha vogëlushja, e cila është shoqëruar me duartrokitje.

Në protestë nuk kanë munguar figurat e famshme, nga organizatorja Fifi, Beatrix Ramosaj, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari, Elvis Naçi dhe shumë emra të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco