Ahmeti për ndaljen e pagave të grevistëve: Veç ka mbetë me deklaru ‘ma lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë’

Ahmeti për ndaljen e pagave të grevistëve: Veç ka mbetë me deklaru ‘ma lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë’

20:05, 31/08/2022

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Ahmeti përmes një cicërime në Twitter ka ironizuar me Muratin duke e kujtuar deklaratën e tij të vitit 2016 që pati thënë ‘Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë’.

Ahmeti tha se tashmë Muratit i ka mbetë vetëm të thotë se “më lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë”.

“Ministri Murati ja u paska ndal rrogat grevistëve. Tash vec ka mbet me deklaru “ma lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë” :)))”, shkroi Ahmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco