Vazhdon protesta, brohoritjet para qeverisë: Ku është Vjosa

Vazhdon protesta, brohoritjet para qeverisë: Ku është Vjosa

13:51, 31/08/2022

Qytetarë të shumë janë mbledhur po protestojnë në Prishtinë kundër dhunimit të grave dhe vajzave. Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile. Nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, po kërkohet dënime meritore për të gjithë përdhunuesit e vajzave dhe grave.

Protestuesit vazhdimisht po brohorasin “Boll më nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”.

Protestuesit kanë shkuar edhe në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë ku kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe.

Ndërsa aktualisht janë ulur para Qeverisë së Kosovës. Ata po brohorisin edhe “Ku është Vjosa”, duke aluduar në presidenten e Kosovës.

Kjo protestë ka ardhur pas dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona.

“Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Eduko djalin” dhe “Gra armatosuni”, janë disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e së mërkurës.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, katër prej tyre u është ndara masa e paraburgimit prej një muaji, ndërkaq të pestit pritet t’i ndahet sot.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur.

Rasti i dhunimit ka ndodhur të hënën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco