Osmani në Çeki kërkon mbështetje për liberalizmin e vizave

Osmani në Çeki kërkon mbështetje për liberalizmin e vizave

13:40, 31/08/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në një takim me kryetarin e Senatit çek, Milos Vystrcil, ka adresuar çështjen e liberalizimit të vizave.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian gjatë presidencës çeke.

“Kosova ka nevojë për rrugë të qartë drejtë BE-së gjatë Presidencës Çeke. Mbështetja për procesin e liberalizimit të vizave duhet të jetë në agjendë, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar ajo.

Në takim, Osmani ka kërkuar edhe përkrahjen e senatit çek për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që parlamentarët luajnë në këtë proces, sidomos në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco