Gërvalla në Forumin e Bledit: Nuk kërkojmë privilegje, por të na pranoni si anëtar të BE-së

Gërvalla në Forumin e Bledit: Nuk kërkojmë privilegje, por të na pranoni si anëtar të BE-së

22:30, 30/08/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ndodhet për vizitë në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin e Bledit.

Në panelin e këtij Forumi Strategjik, i cili mbledh së bashku liderët e rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, Gërvalla ka thënë se Kosova nuk po kërkon privilegje e as rrugë të shkurtra, por të bëhet anëtare e këtij unioni.

“Ne nuk kërkojmë privilegje apo rrugë të shkurtra, por kërkojmë që të na vlerësoni me vlerat që i keni për vete dhe të na lejoni të bëhemi anëtarë të këtij unioni në momentin kur ne përvetësojmë të njëjtat vlera”, është shprehur kryediplomatja e Kosovës.

Në Forum po merr pjesë edhe emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai deklaroi se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se ndihma e BE-së në atë proces është e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike.

Sipas tij, BE-ja duhet të bëjë shumë për të thjeshtuar procesin.

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre”, deklaroi Escobar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco