Drejtori i prodhimit në KEK i ndalon pushimet, niset në mesnatë drejt Kosovës

Drejtori i prodhimit në KEK i ndalon pushimet, niset në mesnatë drejt Kosovës

09:46, 29/08/2022

Pas dhjetë ditësh pushimi në bregdeti shqiptar, Luigj Imeri, drejtor i Prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka njoftuar mesnatën e së dielës se po kthehej në Kosovë.

Imeri, i cili u akuzua për papërgjegjësi në kohën kur Kosova po përballet me krizë energjetike, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është nisur drejt Kosovës.

Ai ka thënë pak para mesnatës të së dielës, se ndodhej në Fier të Shqipërisë, në rrugë drejt Kosovës.

“Tu u kthye e lash Beratin [Buzhalën] mbrapa”, tha ai, derisa u mor me gazetarin Berat Buzhala, media e së cilit raportoi të dielën për pushimet në Shqipëri të përgjegjësit kryesor për prodhim në Korporatën Energjetike të Kosovës.


Postimi i Luigj Imerit rreth orës 23:00 të dielën/ Facebook

Imeri është përgjegjësi kryesor i prodhimit të rrymës në KEK. 

 

Ai që nga 19 gushti po qëndronte në pushime në Shqipëri, vend ky që nuk ka krizë të theksuar me reduktime me energji elektrike. 

Luigj Imeri, në kohën e Qeverisë Kurti I, u vendos përkohësisht në krye të menaxhmentit të KEK-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco