Shefi i OKB: Dëmtimi i centralit bërthamor në Ukrainë do të ishte vetëvrasje!

Shefi i OKB: Dëmtimi i centralit bërthamor në Ukrainë do të ishte vetëvrasje!

08:18, 19/08/2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se është “shumë i shqetësuar” për luftimet pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia në jug të Ukranës.

Ai i bëri komentet gjatë një samiti me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe liderin turk Rexhep Tajip Erdogan në Lviv.

“Çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”, paralajmëroi Guterres.

Ishte takimi i parë i Zelensky dhe Guterres që nga prilli, kur Kievi u godit me raketa gjatë vizitës.

Erdogan i bëri jehonë shqetësimeve të shefit të OKB-së, duke u thënë gazetarëve se ai ishte i shqetësuar për rrezikun e "një tjetër fatkeqësie si Çernobili" nëse shpërthen termocentrali.

Javët e fundit zona përreth objektit, të cilin Rusia e kapi në mars, është vënë nën goditje të rëndë artilerie, ku si Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet.

Përpara takimit të së enjtes, Zelensky kritikoi sulmet "të qëllimshme" ruse në termocentralin.

Moska akuzohet se e ka kthyer objektin në një bazë ushtarake, me të tre liderët që u kanë kërkuar rusëve të çmilitarizojnë zonën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, burime vendore në Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia raportuan për një numër shpërthimesh të mëdha pranë aeroportit ushtarak Belbek.

Mikhail Razvozhayev, guvernatori rus i Sevastopolit, mohoi se dikush ishte plagosur nga shpërthimet dhe tha se nuk kishte dëme, pavarësisht videove që qarkulluan në mediat sociale që tregonin shpërthime të mëdha që ndriçonin qiellin e natës.

Apelet vijnë pasi personeli ukrainas, i cili po punon në uzinë nën drejtimin rus, paralajmëroi për një katastrofë të mundshme bërthamore në objekt, duke thënë se në dy javët e fundit ai është bërë "objektiv i sulmeve të vazhdueshme ushtarake".

"Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit," shkroi personeli në një postim në Telegram (në gjuhën ukrainase).

Më vonë të enjten, një kanal zyrtar në Twitter i përdorur nga qeveria ukrainase tha se anëtarët e Rosatom, korporatës shtetërore bërthamore të Rusisë, ishin larguar "urgjentisht" nga objekti dhe ishte shpallur papritur "një ditë pushimi".

“Oficerët ukrainas të shërbimit sekret besojnë se rusët po përgatisin një provokim në objekt”, shkroi në Twitter Qendra e Ukrainës për Sigurinë e Informacionit.

"Pas bombardimeve  të tyre të gjera... [forcat ruse] mund të shtojnë aksionet dhe të organizojnë një sulm të vërtetë terrorist në objektin më të madh bërthamor të Evropës," tha Qendra e Ukrainës për Sigurinë e Informacionit./ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE:  Ukraina: Po përgatitemi për më të keqen, situata në centralin bërthamor po bëhet e rrezikshme

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco