Ukraina: Po përgatitemi për më të keqen, situata në centralin bërthamor po bëhet e rrezikshme

Ukraina: Po përgatitemi për më të keqen, situata në centralin bërthamor po bëhet e rrezikshme

08:10, 18/08/2022
A+ Aa A-

Është relativisht e pazakontë në Ukrainë që një zyrtar qeveritar t'ju ftojë në një udhëtim me fare pak informacion. Arsyeja kryesore për këtë është siguria - nuk është aspak mençuri të bësh publicitet kur një ministër do të shkojë diku, veçanërisht kur je pushtuar nga një shtet tjetër.

Vendosëm të pranonim dhe shpejt u gjendëm në një aeroport afër Kievit, ku ne dhe gazetarë të tjerë u futëm në një helikopter, shkruan James Waterhouse, gazetari i BBCnë Zaporizhzhia, në një reportazh.

"Deri në këtë pikë ne e dinim se destinacioni ynë ishte qyteti i Zaporizhzhia, dhe tema ishte rreziku në rritje nga centrali bërthamor i rajonit më në jug. Brenda 30 sekondave nga nisja e udhëtimit, kuptova pse na u ofruan tableta kundër të përzierave përpara se të niseshim.

Për të qëndruar i pazbuluar, piloti e mban helikopterin rreth 10 metra larg tokës, herë pas here duke u penguar mbi linjat e energjisë elektrike.

Ka fusha të pafundme me luledielli. Disa janë në lulëzim të plotë, disa janë tharë, në pjekjen e tyre. Sidoqoftë, të korrat po afrohen me shpejtësi.

Pastaj vjen pylli i dendur - mijëra e mijëra pemë të larta të cilat afrohen aq shumë sa të prekin skajet e helikopterit. Ç’peizazh i gjerë dhe i pasur i Ukrainës.

Pas uljes në Zaporizhzhia, përfundojmë në një park makinash supermarketi ku punonjësit e urgjencës janë të veshur me kostume të verdha hazmat. Ata po stërviten për pastrimi në rast të një kontaminimi radioaktiv.

Ata vëzhgohen nga zyrtarë të lartë, të cilët dëshirojnë të shohin se sa gati do të ishte rajoni në rast të një skenari të rastit më të keq.

"Sigurisht që jemi të shqetësuar," më thotë Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko. "Situata ndryshoi në mënyrë dramatike kur rusët filluan të bombardojnë zonën më 5 gusht."

Ukraina thotë se situata në termocentral "po i afrohet pikës kritike".

Forcat ruse e kanë pushtuar këtë vend, më i madhi në Evropë, që në fillim të marsit.

Atyre u është kërkuar t’i kthejnë kontrollin Ukrainës për shkak të rreziqeve dhe disa punonjës atje i kanë thënë BBC-së se "po mbahen nën kërcënimin e armëve".

Image

Për dy javët e fundit ka pasur granatime të rënda mbi dhe rreth uzinës, me palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

NATO është organizata më e fundit ndërkombëtare që kërkon lejimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në termocentralin e Zaporizhzhia, duke pretenduar se uzurpimi i tij përbën një kërcënim serioz për Ukrainën dhe vendet fqinje.

Zyrtarët thonë se termocentralit mund t’i ndërpritet energjia nësei Moska përpiqet ta çojë energjinë elektrike në Krimenë që e aneksoi tetë vjet më parë.

“Është e pamundur të garantohet siguria e termocentralit bërthamor ndërkohë që forcat pushtuese ruse janë atje”, thotë Denys Monastyrskyy, Ministri i brendshëm i Ukrainës.

"Është shqetësimi kryesor që ne të gjithë duhet ta kuptojmë," shton ai.

Parkimi i makinave është gjithashtu një vend ku mbërrijnë fillimisht ukrainasit që arrijnë të dalin nga territoret e pushtuara nga Rusia.

Ka radhë makinash me njerëz dhe valixhe plot.

Të ulur në hije takojmë Olenën, e cila sapo ka dalë nga qyteti Enerhodar, ku ndodhet centrali bërthamor.

"Është e frikshme, shumë e frikshme, ka bombardime gjatë gjithë kohës," thotë ajo ndërsa mban të voglin e saj në gju.

“Ka pasur shumë shpërthime të tjera dhe u bë shumë e rrezikshme të qëndrosh atje.

“Nuk doja të largohesha nga shtëpia, por nuk kisha zgjidhje tjetër”.

Ky parkim tregon se Ukraina  kontrollon çfarë mundet.

Në pamundësi për t'i detyruar rusët të largohen nga termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, vendi po përpiqet të përgatitet për më të keqen, nëse kjo ndodh./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco